Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj.Vlora Mjekiqi Kabashi, me rastin e 7 Marsit -Ditës së Mësuesit, ka dhuruar mjete didaktike për OJQ-në “Dëgjo zërin tim” për fëmij me nevoja të veçanta dhe vështërsi në të mësuar, kjo organizatë është organizata e vetme e këtij lloji në komunën e Obiliqit.
Këto pajisje OJQ-së “Dëgjo zërin tim” do t’i shërbejnë për aktivitete edukative, kreative dhe socializuese!