Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur sot në një takim, z. Enis Berisha dhe z.Mexhit Hasani, zyrtar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës-ASK, me të cilët diskutuan për fillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë dhe hapat që do të zhvillohen për realizimin e këtij procesi.