Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Urban, Pronë dhe Kadastër, z.Arben Berisha së bashku me Kompaninë Konsulente “INSI” dhe komisionin komunal kanë mbajtur takimin e përbashkë në Sallën e Kuvendit Komunal, ku temë e këtij takimi ishte finalizimi i Draft-Dokumentit të Hartës Zonale 2024-2032 në mënyrë që dokumenti të jetë gjithë përmbledhës, ky dokument do të dërgohet në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për marrjen e pëlqimit për diskutim publik të HZK-së. Në këtë formë po kompletohet infrastruktura ligjore në aspektin e planifikimit hapësinor për Komunën e Obiliq.
Me këtë rast, Drejtori i Planifikimit Urban , Pronë dhe Kadastër z.Berisha, shpreh falenderim të veçantë për Kryetarin e Komunës së Obiliqit, z.Xhafer Gashi për përkrahjen e vazhdueshme gjatë tërë këtij procesi duke falënderuar tutje MMPHI-në, Komisionin Komunal dhe Kompaninë konsulente “INSI”.

