Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtorin e DKA-së, Sahit Zeqiri, kanë pritur sot në një vizitë, nxënësit e klasëve të IV-ta, të SHFMU “Hasan Prishtina” në Milloshevë, të udhëhequr nga Drejtori z.Naser Abazi, në kuadër të njësisë së tyre mësimore “Vizita në institucionet lokale”, me këtë rast kryetari Gashi, nxënësit i njoftoi për proceset në institucionin lokal, për zhvillimin e projekteve në Komunën e Obiliqit në të gjitha fushat në theks veçantë infrastrukturën shkollore aty ku ata po marrin hapat e dijes e diturisë.
Kryetari Gashi, falënderoi për vizitën nxënësit e klasëve të IV-ta, të SHFMU “Hasan Prishtina” në Milloshevë, Drejtorin Abazi dhe mësusesit e klasëve të IV-ta për vizitën!
Suksese dhe mbarësi!