Kryetari i Komunës së Obiliqit, z.Xhafer Gashi, ka
nënshkruar memorandum mirëkuptimi, me zv.Ministrin e MMPHI-së, z.Hysen Durmishi, për realizimin e projekteve; 1.Ndërtimi i rrugës dhe kanalizimit fekal në rrugë “Avni Rrustemi”, Obiliq, në vlerë prej 233,500.00€, ndarjet buxhetore për vitin 2024 janë 133,500.00€, ndërsa për vitin 2025 mjetet buxhetore të parashikuara janë 100,000.00€ dhe 2. Rikonstrumi i rrugës Dardhishtë – Fushë Kosovë, Obiliq,në vlerë prej 466,500.00€, ndarjet buxhetore për vitin 2024 janë 200,000.00€, ndërsa për vitin 2025 mjetet buxhetore të parashikuara jane 266,500.00€
Kryetari Gashi, ka falënderuar Ministrin e Mjedisit,Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për bashkëpunimin në realizimin e projekteve në shërbim të komunitetit!

