Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, z.Ibush Mjekiqi, ka pritur në takim veprimtarin e njohur, z.Selatin Novosella, i cili ka dhënë kontribut të vazhdueshëm pothuajse në të gjitha ngjarjet me rëndësi historike për Kosovën që nga viti 1964.
Nënkryetari Mjekiqi, në fjalën e tij theksoi se:” Republika e Kosovës dhe gjeneratat e ardhshme do u jenë mirënjohëse përjetësisht të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në rrugëtimin tonë të gjatë për liri dhe pavarësi”.
Nga ana tjetër, z.Selatin Novosella, i ka dhuruar Nënkryetarit Mjekiqi, tituj librash nga krijimtaria e tij.

