Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Obiliqit, sot ka mbajtur mbledhjen, në të cilën ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Obiliqit që do të mbahet me datë 31.01.2024.
REND DITE
1.Arsyetimi për mungesë.
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3.Shqyrtimi i Raportit të Kuvendit Komunal për vitin 2023.
3.Raporti financiar i shpenzimeve janar-dhjetor 2023.
4.Shqyrtimi i kërkesave.
5.Të ndryshme.
Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa
1.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi i Raporti të Kuvendit Komunal për vitin 2023.
2.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi i Raportit financiar të shpenzimeve Janar-Dhjetor 2023.
3.I rekomandohet Kuvendit Komunal shqyrtimi i Planit të Punës të Kryetart të Komunes dhe Ekzekutivit Komunal për vitin 2024 dhe Planifikimi Perfundimtar i Prokurimit si dhe të përfshihet në piken e 5-të të rendit të ditës për mbledhjen e Kuvendit Komunal.

