Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Kryesuesen e Kuvendit Komunal znj.Vlora Mjekiqi Kabashi, pritën në takim përfaqësues nga DEMOS-i dhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Divizioni për Performancë të Komunave, për të diskutuar rreth planit të projekteve kapitale të cilat financohen nga Granti i Performancës dhe çështje të tjera që ndërlidhen me Grantin e Performancës Komunale.
Komuna e Obiliqit edhe këtë vit renditet ndër komunat e para përfituese të Grantit të Performancës Komunale.
Kryetari Gashi, në fund të takimit, ka falënderuar përfaqësusit nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe DEMOS-in, për vlerësimin njëkohësisht ka falënderuar të gjithë zyrtarët komunal për angazhimin në shërbim të qytetarëve e në veçanti ata që ishin të angazhuar në grupin për vlerësimin e performancës!

