Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka mbajtur debatin publik lidhur me informimin e qytetarëve për punën e ekzekutivit komunal për këtë vit, ku i njoftoi qytetarët për realizimin e projekteve përgjatë vitit 2023 duke filluar nga projektet infrastrukturore,arsimore, shëndetësia,mjedisi,kultura, urbanizmi, shërbimet publike e administrative.
Komuna e Obiliqit ka realizuar buxhetin prej 99.89% në kapitale, në të hyrat 97%, duke shënuar kështu përqindjen më të madhe të realizimit, kjo është dëshmi e qartë e punës e përkushtimit në realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve.
Kryetari Gashi, në këtë takim, u zotua se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në vitin 2024 sepse ashtu siç kemi potencuar; projektet bashkë do t’i zgjedhim, bashkë do t’i mbikëqyrim dhe bashkë do t’i gëzojmë!
Na priftë e mbara!

