Kryetari i komunës së Obiliqit,Xhafer Gashi, së bashku me Drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Blerona Shabanaj Mehmeti dhe Drejtorin e QKMF-së, Haki Jashari, kanë pritur në një takim Drejtoreshën e Patologjisë në QKUK, znj.Merita Hashani Bacaj dhe përfaqesuesen nga OJQ “Aksioni për nëna dhe fëmijë”, znj.Hana Buqinca.
Në këtë takim, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e “Pilot projektit për skreningun e kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Obiliqit”. Kjo marrëveshje është e rëndësisë së veçantë sepse do mundësohet realizimi i PAP testit dhe diagnostifikimi i hershëm i sëmundjeve malinje në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq. Për realizimin e terminit kontaktoni në numrin 044/401-422 shërbimi i gjinekologjisë.
Kryetari Gashi, falënderoi SHSKUK-në dhe OJQ “Aksioni për nëna dhe fëmijë”, për bashkëpunimin!

