Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi së bashku me Drejtorin e DBZHR-së, Bejtullah Mjekiqi dhe përfaqesues nga organizata Islamic Relief Kosova, sot kanë bërë shpërndarjen e mekanizmave bujqësor, motokultivatorëve për fermerët përfitues nga thirrja publike.
Nga kjo thirrje, përfitues janë 89 fermër të Komunës së Obiliqit dhe është realizuar në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief Kosova.
Kryetari Gashi, në fjalën e tij, ka uruar fermerët përfitues duke theksuar se: “përkrahja e jonë po vazhdon në fuqizimin e bujqësisë si degë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik, prandaj uroj që këta motokultivator, t’i ndihmojnë në kryerjen e punëve të përditshme në bujqësi dhe kultivimin sa më të madh të produkteve vendore!”



