Kryetari i komunës së Obiliqit, z.Xhafer Gashi, së bashku me Drejtorin e Arsimit, z.Sahit Zeqiri dhe Drejtoreshën e SHFMU “Dr.Ibrahim Rugova”, znj.Shyhrete Gashi, kanë pritur në vizitë zv.Shefen e misionit znj.Alyson Grunder, Nënkolonel Ryan D.Conley, Shefen e kabinetit të MASHT-it, znj. Bora Shpuza, përfaqesues i trupave të Ushtrisë Amerikane, z.Robert Milan, Koordinatoren e programit znj. Dafina Vrenezi.
Ku me këtë rast, kanë përuruar renovimin e hapësirave të SHFMU “Dr.Ibrahim Rugova”, konkretisht pjesës së podrumit të shkollës, të cilat janë realizuar në kuadër të një programi të financuar nga Ambasada Amerikane dhe mbështetur nga Ushtria Amerikane.
Kryetari Gashi, në fjalën e tij ,ka shprehur mirënjohje dhe falënderimi ndaj shtetit Amerikan dhe popullit të tij, për mbështetjen e vazhdueshme dhënë për shtetin e Kosovës, e në rastin tonë për shkollën e qytetit, duke vlerësuar lart këtë investim për brezat e tashëm dhe të ardhshëm të kësaj shkolle. Në emër të institucionit ka ndarë mirënjohje për gjithë kontribuesit në realizimin e këtij projekti!
T’i gëzoni investimet nxënës dhe mësimdhënës!





