Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me kryesuesen e kuvendit komunal, asambleist, bashkëpuntorë, nxënës dhe prindër ka përuruar sot, sallën e edukatës fizike në SHFMU “Abdurrahmon Gërguri” në Dardhishtë, e cila u përcoll me një program artistik të përgaditur nga shkolla në veçanti të kësaj dite.
Për të vazhduar me përurimin e sallës së edukatës fizike, në SHFMU “Dr.Ibrahim Rugova” në Mazgitin e Ultë.
Kryetari Gashi është shprehur se:”Këto projekte janë vazhdimësi e përkushtimit tonë të përbashkët në ofrimin e kushteve të përshtatshme të mësimdhënies dhe mësimnxënies, zhvillimin e lëndës së edukatës fizike në hapësira të përshtatshme. Prioriteti ynë mbetet ngritja e cilësisë në arsim si garancë e së tashmes dhe të ardhmes për fëmijët tanë!”
Urime nxënësve dhe mësimdhënësve të SHFMU “Abdurrahmon Gërguri”!
Urime nxënësve dhe mësimdhënësve të SHFMU “Dr.Ibrahim Rugova”!



