Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, z.Ibush Mjekiqi, së bashku me Drejtoreshën e DAP-it, znj.Linda Bekteshi, dhe zyrtarët komunal gjatë ditës së sotme morën pjesë në trajnimin për “Parandalimin dhe Trajtimin e rasteve të ngacmimit seksual në vendin e punës”, ky trajnim u organizua nga Agjencia për Barazi Gjinore/ZKM në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Administratë Publike, në koordinim me Zyrtaren për Barazi Gjinore në komunën e Obiliqit dhe me mbështetje të asistencës teknike të Un Women.
Gjatë trajnimit janë prezantuar format e ngacmimit seksual, politikat kundër ngacmimit seksual në organet e administratës publike, krijimi i një kulture të respektit brenda vendit të punës, zingjiri i menaxhimit të rasteve të ngacmimeve seksuale etj.

