Kryetari i Komunës së Obiliqit, z.Xhafer Gashi, së bashku me Shefin e Kabinetit, z.Burim Gërgurin dhe Koordinatorin për Performancën Komunale, z.Hamit Mjeku, pritën në takim ekspertin ndërkombëtar z.Gerard Van’t Land së bashku me ekipen nga DEMOS.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me procesin e rishikimit të Granit të Performancës Komunale, ku edhe u vlerësuan nga z.Land, për angazhimin dhe punët që janë realizuar në tërë territorin e Komunës së Obiliqit.
Kryetari Gashi, falënderoi z.Land, për vizitën dhe shprehi gatishmërinë për bashkpunim edhe në të ardhmen!