Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me ftesë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me kolegë kryetar komunash, po qëndrojnë në një vizitë studimore në Graz të Austrisë, aty ku dhe janë mirëpritur nga Kryetarja e kësaj komune, znj.Elke Kahr.
Kjo vizitë po zhvillohet me qëllim të shkëmbimit të përvojave institucionale mes komunave dhe thellimit të bashkëpunimit në fushat e sektoret e rëndësishme.
Kryetari Gashi, falënderoj OSBE-në për organizimin e kësaj vizite si dhe Kryetaren Kahr dhe Komunën e Grazit në Austri për mikëpritjen!

