Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, së bashku me Kryesuesen e Kuvendit Komunal Obiliq, drejtore të drejtorive, mjeke profesioniste të fushës, gra e vajza, kanë shënuar muajin Tetor- muajin rozë
i dedikuar për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit me ligjeratë vetëdijesuese ndaj kancerit të gjirit.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies, znj.Blerona Shabanaj Mehmeti, në fjalës e saj falënderoi të gjitha gratë pjesëmarrëse në këtë takim, duke u shprehur se: “Ndërgjegjësimi është fuqi. Në këtë muaj ndryshe i njohur si Tetori rozë, muaji i sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit mbi Kancerin e Gjirit, andaj le të jemi të gjjthë së bashku në mbështetje të grave,vajzave,motrave të cilat janë diagnostifikuar dhe janë duke luftuar me këtë sëmundje.
Në këtë takim, një fjalë rasti iu dha edhe Kryesueses së Kuvendit Komunal, e cila në fjalën e saj, u zotua se përpjekjet e institucionit komunal do jenë të vazhdueshme në avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe subvencionimin e personave të prekur nga sëmundje të ndryshme e në theks të veçantë për sëmundjet kancezore dhe llojet e tij.
Doktoreshat e QKMF-së, kanë mbajtur ligjëratën vetdijësuese, se si gratë duhet të veprojnë në raport me parandalimin dhe luftimin e kancerit.
Duke lehtësuar qasjen në shërbimet e mamografisë, gratë e Komunës së Obiliqit, do të gëzojnë qasje pa asnjë kompensim në këtë shërbim për të adresuar një çështje kaq të rëndësishme për shëndetin, prandaj inkurajoheni që të shfrytëzoni këtë mundësi dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj!
Terminet mund të caktohen përmes këtij numri çdo ditë pune prej orës 07:00-13:00, në numrin e telefonit 038-221-924.
Po ashtu, gjatë këtij takimi të pranishmet nga doktoreshat e QKMF-së u informuan se Komiteti Profesional Keshillues per Imunizim(KPKI) në Kosovë bazuar në rekomandimet e OBSH-së ka rekomanduar që vaksina HPV-vaksina kundër kancerit të qafes së mitres do t’u jepet vajzave 12-13 vjet.
Andaj, ta parandalosh është më mirë sesa ta kurosh-zbulimi i hershëm shpëton jetë!

