Në këtë diskutim morën pjesë, Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Asambleistë, Drejtorë Komunal, përfaqësues të bizneseve të ndryshme, ndërrmarrjet publike dhe shoqërore si KEK, KOSST, KEDS, INFRAKOS, INER-LEPENC, KUR “PRISHTINA”, dhe ndërrmarrje të tjera të cilat operojnë në komunën e Obiliqit dhe kanë interesa të përbashkëta me komunën e Obiliqit.
Takimin e hapi Drejtori i Drejtorisë për Planifikim Urban, Pronë dhe Kadastër, Arben Berisha, i cili falënderoi të pranishmit, kompanin INSI dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në përgaditjen e Hartave Zonale.
Gjatë këtij takimi nga kompania INSI u prezantua zhvillimi i Hartës Zonale në Komunën e Obiliqit, po ashtu të pranishmit patën mundësinë ti prezantojnë projektet që parashohin ti realizojnë për periudhën 8 vjeçare, në mënyrë që t’i inkorporojmë në Hartën Zonale të komunës së Obiliqit.

