Drejtoria e Shërbimeve Publike, në kuadër të planit për mirëmbajtje të rrugëve ka vazhduar me sanimin e rrugëve me asfalt, kompania e kontraktuar është duke punuar intenzivisht për riparimin e rrugëve të dëmtuara.
Po ashtu për çështje sigurie janë vendosur pengesa fizike në disa rrugë me kërkesë të banorëve.
Drejtori i DSHPE-së, ka kërkuar mirëkuptim dhe durim nga vozitësit e automjeteve, deri në përfundimin e punimeve.

