Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëqytetarit, njëherit edhe bashkëatdhetarit Xhevdet Berisha.
Telegrami i plotë:
“Jemi të prekur thellë, me lajmin për ndarjen nga jeta, gjatë rrugës për në Kosovë tragjikisht të bashkëqytetarit, njëherit bashkatdhetarë i yni, Xhevdet Berisha, një humanist i dalluar, bartës i shumë organizimeve për mërgatën shqiptare.
Me këtë rast, në emër tim dhe gjithë institucionit komunal, shprehi ngushëllimet më të sinqerta gjithë familjes Berisha, kolegut tonë Drejtorit Arben Berisha (me rastin e humbjes së vëllaut), gjithë dashamirëve e miqve, për humbjen e më të dashurit të tyre. Shpirti i tij, pushoftë ne paqen e amshueshme e familjes Zoti jau shtoftë forcën ta përballoni këtë dhimbje!
Ngushëllime familjes Berisha!
Ngushëllime gjithë farefisit, miqve e dashamirëve!
Xhafer Gashi”