Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur në një vizitë, Ministrin e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, z.Elbert Krasniqi, të cilin e njoftoi për zhvillimin e projekteve në tërë territorin e Komunës së Obiliqit dhe bashkëpunimin në mes nivelit lokal dhe atij qendror.
Kryetari Gashi, bashkë me Ministrin Krasniqi, kanë bërë vënien e gurthemeleve për dy projekte të cilat do të realizohen në kuadër të Grantit të Performancës Komunale, projekti: “Ndërtimi i dy nënkalimeve për këmbësorë në Obiliq” dhe “Ndërtimi i parkut dhe fushës sportive në fshatin Bakshi”.
Me realizimin e projektit të nënkalimeve, ofrohet siguri për qytetarët dhe lidhja e zonës nën hekurudhë me pjesën e qendrës, ndërsa me realizimin e parkut dhe fushës sportive në Bakshi do të ofrohet një ambient i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat për të kaluar kohën e lirë.
Kryetari Gashi, Ministrin Krasniqi, e falënderoi për bashkëpunimin në realizimin e këtyre projekteve!





