Sonte, nën tingujt e valleve të bukura shqipe nga AKV “Qyteti i Obiliqit” dhe këngës nga artistët e Komunës së Obiliqit; mërgimtarja Hajrie Preniqi Gashi dhe Vesad Mjeku si dhe këngëtarit të mirënjohur Asim Gashi, u shënua Koncertin “T’i këndojmë Diasporës”, nën përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, nën prezencën e qytetarëve e bashkatdhetarëve tanë.
Kryetari Gashi, në fjalën e tij falënderoj të gjithë bashkatdhetarët për kontributin e tyre dhënë për shtetin e Kosovës dhe qytetin e Obiliqit si dhe ju dëshiroi qëndrim të këndshëm në vendlindje pranë familjes duke theksuar se: “edhe unë dikur isha mërgimtar dhe e kuptoj mallin për vendlindjen”.
Kryetari Gashi, bashkatdhetarët dhe bashkëqytetarët i falënderoj për prezencën e tyre.
Falënderoi artistët për atmosferën dhe gjithë qytetarët!

