Me ftesë të Kryesueses së Kuvendit Komunal znj.Vlora Mjekiqi Kabashi, është mbajtur takim me Gratë ne Biznes, Star-Up dhe Nënat Vetëushqyese, e pranishme në këtë takim ishte edhe drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj Zarife Behluli, grupi për konsultime publike, pjesëmarrëse në këtë takim ishin Gratë ne Biznes, Star-Up dhe Nënat Vetëushqyese.
Para të pranishmeve u prezantua buxheti për periudhën 2024-2026, dhe të pranishmet u informian rreth subvencioneve, mbështetjes së grave dhe projekteve në Komunën e Obiliqit, drejtoresha për Buxhet Ekonomi dhe Financa, u përgjigj në të gjitha pyetjet të cilat u parashtruan nga të pranishmet në sallë.
Në fund të takimit Kryesuesja e Kuvendit Komunal, dhe drejtoresha për Buxhet Ekonomi dhe Financa, falënderuan të gjitha gratë që ishin prezent në këtë takim, duke theksuar se do të punojnë fuqishëm në përmbushjen e synimeve dhe objektivave të përbashkëta!

