Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it të taskë forcës britaneze, ku i njoftoi nga afër me aktivitetet dhe punët që zhvillohen në Komunën e Obiliqit.
Kryetari Gashi, në këtë takim, përfaqësuesit e KFOR-it britanez, i falënderoi për angazhimin e tyre në aktiviteteve të përbashkëta, ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë.