Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, së bashku me Kryesuesen e Kuvendit Komunal, Komandantin e SP-së, ekzekutivin dhe asambleistë, kanë bërë homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e dëshmorëve të rënë në betejën e Hadës.
Dita e rënies së tyre është vetëm dita e përjetësisë, ata jetojnë gjithmonë në kujtesën e Kombit!
I përjetshëm do mbetet kujtimi për dëshmorët Ismet Uka, Mentor Dervishaj dhe Xhemajl Mehmeti!
Lavdi të rënëve për liri!
Lavdi dëshmorëve të Kombit!



