Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, z.Ibush Mjekiqi, sot, mori pjesë në konferencën “Migrimi dhe Zhvillimi”. Kjo konferencë kishte për qëllim maksimizimin e potencialit dhe përfitimeve nga migrimi, strategjitë të cilat mundësojnë zhvillime pozitive, hartimin e programeve të zhvillimit të shkathtësive sipas nevojave individuale, krijimin e një ambienti për përfshirje të diasporës si dhe rritjen financiare për projekte të zhvillimit të qëndrueshëm.
