Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur në një takim përfaqësuesin e kompanisë angleze Chayton Capital, z.David Allen, me të cilin bashkëbiseduan për mundësinë e investimeve të kompanisë Chayton Capital në Komunën e Obiliqit .
Kryetari Gashi, me këtë rast falënderoi z.Allen për vizitën dhe shprehi falënderimin e tijë që Kompania Chayton Capital, ka zgjedhur komunën e Obiliqit për investimeve.
Komuna e Obiliqit, ka hapur dyert për investime të huja e vendore me qëllim që Obiliqi të jetë një komunë me me potencial të madh të zhvillimit ekonomik dhe social.