Komuna e Obiliqit ka përmbyllur aktivitetet për Ditën e Çlirimit me Manifestimin Qendror,Pas aktiviteteve të shumta që u zhvilluan gjatë 14 Qershori Ditës së Çlirimit nën përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Komuna e Obiliqit ka përmbyllur këtë ditë me Manifestimin Qendror, i cili u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri”
.Të pranishëm në këtë ngjarje ishin: Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, Kryesuesja e Kuvendit Komunal Vlora Mjekiqi Kabashi, Nënkryetari i Komunës Ibush Mjekiqi, asambleistë të KK Obiliq, ekzekutivi komunal, familjarë të Dëshmorëve e Martirëve të lirisë, qytetarë të shumtë dhe përfaqësues të institucioneve lokale.
Kryetari Gashi, në fjalën e tij para të pranishmëve, ka uruar Ditën e Çlirimit duke shprehur se: “Në këtë ditë të shenjtë, përkulemi dhe nderojmë sakrificen deri në vetëflijim të dëshmorëve e martirëve të lirisë, kujtojmë dhe respektojmë kontributit e shumë lëvizjeve ilegale, levizjeve studentore, idealisteve që ja përkushtuan jetën çështjes së atdheut, veprimtarinë e shquar dhe punën e parreshtur të Presidentit Historik Dr.Ibrahim Rugova, heroizmin e pashoq të familjes Jashari në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari”, ndër tjerash vlerësoj se :”Kur Obiliqi po shënon 24 vjetorin e çlirimit, renditet ndër komuna e para me përformancë të mirë komunale, për transparencë e llogaridhënie. Obiliqi sot, ka një arsimim më cilësor, aktivitete te shumta kulturore, sportive e rinore, shërbime më të mira shëndetësore, infrastrukturë të zhvilluar rrugore e nëntokësore. Në tërë territorin e komunës tonë, dëgjohen zhurmat e punimeve te makinerive,sepse në Obiliq po jetësohet projekti madhor i sistemit të ngrohjes qendrore- koogjenerimit, Obiliqi po zvogëlon ndotjen e mjedisit dhe po e mbron atë. Obiliqi sot, ka Planin Zhvillimor Komunal dokument ky që jep vizionin e qartë për një Obiliq modern dhe të zhvilluar.”
Në këtë ditë të shenjtë, në nderim të kontributit të dhënë për çështje atdhetare gjatë luftës së dytë Botërore, ndamë mirënjohje post-mortum për Ahmet Bajram Shipoli. Manifestimi vazhdojë me pjesët artistike duke u përcjellur me ritëm këngësh nga nxënësja Deola Aliu, këngë patriotike nga këngëtarët Vesad Mjeku dhe Asim Gashi, si dhe me kolazh vallesh nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “AKV Qyteti i Obiliqit.



