20 vajza nga Komuna e Obiliqit janë Certifikuar në kuadër të projektit “Mbështetje Gjithëpërfshirëse për Vajzat e Reja Sipërmarrëse”
Zyra për Barazi Gjinore e Komunës së Obiliqit, në bashkëpunim me organizaten “Shqiponjat e Dardanës” në kuadër të projektit “Mbështetje Gjithëpërfshirëse për Vajzat e Reja Sipërmarrëse” si përfituese nga skema e granteve të Mbështetjes Financiare për Palët e Treta (MFPT), kan organizuar sot ceremoninë e ndarjes së Certifikatave për 20 vajza të moshës 16-24 vjeç nga komuna e Obiliqit që kanë ndjekur trajnimin në fushën Shkencë Teknologji Inxhinieri dhe Matematikë (STEM).
Në ceremoninë e ndarjes së Certifikatave mori pjesë Drejtoresha e Administratës, znj.Linda Bekteshi, Drejtori i Shkollës së Mesme të Lartë Profesionale z. Jakup Hasani dhe zv.Drejtori z.Bejtë Çela.
Të pranishmit treguan rëndësinë e anagazhimit të vajzave të reja në fusha inovative të cilat sigurojnë për to një të ardhme më të sigurtë dhe avancimin e pozitës së tyre në fushën e ekomomisë duke pasur një pavarësi më të madhe. Po ashtu, ato treguan gatishmërinë e tyre që të shërbejnë për të rinjtë e kësaj komune dhe të ofrojnë kontributin e tyre në realizimin e aktiviteteve në të ardhmen.
Vajzat pjesëmarrëse kane theksuar se: “trajnimi i ka ndihmuar ato që në mënyrë praktike të kuptojnë se si funksionon fusha e teknologjisë, shkencës, matematikës dhe inxhinierisë, dhe nga ky trajnim ato kanë interes më të theksuar që në të ardhmen të ndjekin edhe studimet në këtë fushë”.
Ky projekt është i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian (BE) në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e të Rinjve të Kosovës – KYP” që zbatohet nga CARE International në partneritet me SHL-Kosova.
Në fund të takimi organizata “Shqiponjat e Dardanës” ndau mirënjohje për bashkëpunimin e mirëfillt për Kryetarin e Komunës së Obiliqit, z.Xhafer Gashi, zyrtaren për Barazi Gjinore, Ganimete Aliu, Drejtorin e Shkollës së Mesme të Lartë Profesionale z. Jakup Hasani, zv.Drejtori z.Bejtë Çela.
