Nënkryetari Mjekiqi mori pjesë në takimin prezantues “Vlerësimi i kapaciteteve të strukturave komunale të mandatuara për të punuar me grupet e margjinalizuara”
Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, sot, mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe DEMOS, gjatë këtij takimi u prezantua përmbajtja e raportit “Vlerësimi i kapaciteteve të strukturave komunale të mandatuara për të punuar me grupet e margjinalizuara”.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë fuqizimi dhe avancimi i të drejtave të grupeve të marginalizuara në aspektin organizative dhe funksional të mekanizmave përgjegjës në institucionet komunale.
