Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Nënkryetarin Ibush Mjekiqi, Drejtoreshën e DSHMS-së Blerona Shabanaj Mehmeti, Drejtorin e QKMF-së, Haki Jashari, mbrëmjen e djeshme e përmbyllën me stafin e mrekullueshëm të QKMF-së, një organizim i bërë për nder të pensionimit të znj.Habibe Sekiraqa në shërbimin teknik, me këtë rast Kryetari Gashi, “i uroi shëndet e mbarësi së bashku me familjen, njëherit vlerësoi lartë gjithë angazhimin, punën e përkushtimin e të gjithë stafit shëndetësor të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Obiliq, në shërbim të qytetarëve të Obiliqit.”
Kryetari Gashi është shprehur se:”Mjekët, janë heronjtë e së tashmes, prandaj ju uroj suksese në misionin e tyre të shenjtë, atë të shëndetit e mirëqenies!”