Drejtori i Drejtorisë së Arsimit z.Sahit Zeqiri dhe Shefi i Kabinetit Burim Gërguri, sot kanë pritur në takim, Koordinatoren e Projektit “Let’s Debate Change” i cili implementohet nga OJQ TOKA, të pranishëm në këtë takim ishin nxënësit e shkollave, Gjimnazi “17 Shkurti” dhe Shkolla e Mesme e Lartë Profesionale “Ismail Dumoshi”.
Gjatë këtij takimi u diskutua për problemet në të cilat kanë hasur të rinjët gjatë diskutimeve me qytatarët dhe të rinjët, si dhe propozime me të cilat mund të kontribojmë në përmirësimim e qytetit të Obiliqit.
Në fund të takimit, Drejtori dhe Shefi i Kabinetit, kanë falënderuar pjesëmarrësit e Klubeve të Debatit për viziten dhe interesimin në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të nxënësve, si dhe dakordimit për vazhdimësinë e bashkëpunimit.