Në kuadër të projektit “Drejt Malit”, u mbajt aktiviteti i parë i pjesës së dytë të projektit “Hiking” të Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës, në bashkëpunim me DKA-në, DKRS-në, Shoqatën e Pedagogëve të Edukatës Fizike, Klubin e paragliding-ut “Shqiponjat e Kastriotit”, Klubin e kalërimit “Mazgiti” dhe përfaqësues të FSK-së. Këtë aktivitet nga afër e përcolli edhe Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, së bashku me drejtorin e DKA-së, Sahit Zeqiri.
Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 300 nxënës të klasëve të 7-të, të shkollave fillore të Komunës së Obiliqit, ku kaluan 5 km shtegë me
përgjatë shtegut “Rrugë të Lirisë”.
Në fund të hikingut, fëmijët patën aktivitete sportive shtesë dhe ligjerata informative per historinë,orientimin në natyrë dhe
ndihmën e parë.

