Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Shefin e Kabinetit, Burim Gërguri, kanë zhvilluar zhvilluar një takim me Kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikqyrës për Shërbime Civile të Kosovës, z.Jeton Koca, z.Bujar Sadiku sekretar i përgjithshëm dhe z.Arben Mehmeti anëtarë i Këshillit.
Në këtë takim, diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellët për çështje nga fushëveprimi i shërbyesve civil, për obligimet ligjore dhe klasifikimin vendeve të punës të shërbyesve civil që është i paraparë të përfundoj në muajin Shtator.
Kryetari Gashi, të pranishmit, i njoftoi që Komuna e Obiliqit ka përfunduar procesin e klasifikimit të vendeve të punës të shërbyesve civil si dhe ka nxjerrë Rregulloren për Sistematizimin e Vendeve të Punës, e cila është aprovuar në Kuvendin Komunal të Obiliqit.
Kryetari Gashi, në fund të këtij takimi, falënderoi për vizitën z.Koci me bashkëpuntorë dhe u dakorduan për koordinim të mirëfilltë në bashkëpunime të ardhshme.