Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në kuadër të takimeve të rregullta, sot priti në një takim njësin e re ushtarake te KFOR-it LMT K9 Zviceran, të udhëhequr nga Komandanti Charles Erard, të cilët i njoftoi për planifikimin e projekteve në komunën e Obiliqit për vitin 2023 në të gjitha sferat, në veçanti për projektin e koogjenerimit-ngrohjes qendrore, Kryetari Gashi theksoi se: “Komuna e Obiliqit si komunë multietnike në vazhdimësinë jemi të përkushtuar në krijimin e një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim.”
Në fund të takimit, u dakorduan për koordinim të mirëfilltë si dhe Kryetari Gashi i falënderoi për punën dhe për bashkëpunimin në ruajtjen dhe monitorimin e sigurisë për qytetarët!