Drejtoresha e DKRS-së, Arba Mirena, ka realizuar takime me ojq-të sportive dhe rinore, aty ku ka diskutuar për planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve gjatë periudhes së muajit Qershor, muaj i krenarisë në të cilën do shënohen data të rëndësishme e në theks të veçantë Dita e Çlirimit të Komunës së Obiliqit.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, është e përkushtuar në ngritjen e aktivitete kulturore, sportive e rinore, në bashkëpunim me klubet sportive, rinore e kulturore, me këtë rast i falënderojmë për gatishmërinë në bashkëpunim. Qytetarët e Obiliqit, do kenë rastin të bashkëngjiten në aktivitete e shumta që do realizohen gjatë muajve në vijim.

