Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur sot në një takim, Komandantin e ri të Statcionit Policor në Obiliq, Toger Zekrija Jonuzi, të cilit fillimisht i uroi suksese dhe mbarësi në përgjegjësinë e re.
Në këtë takim, diskutuan për vazhdimësinë e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, në kuadër të sigurisë, mbrojtjen e rendit dhe ruajtjen e qetësisë në tërë territorin e Komunës së Obiliqit.
Kryetari Gashi, Komandantit Jonuzi, i uroi shëndet e mbarësi dhe u dakorduan për bashkëpunim në interes të qytetarëve!

