Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtorin e DIL-së, Fatmir Bërbatovci dhe me z.Bruno Repar, Drejtor teknik i ISOPLUS, panë nga afër punimet që po zhvillohen në projektin e Koogjenerimit- ngrohjes qendrore.
Kryetari Gashi theksoi se:”Punimet po zhvillohen sipas planit dinamik të kërkuar
dhe punëkryerësit
po vazhdojnë me përkushtim realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë për qytetin dhe qytetarët e Obiliqit.”

