Kryetari i Komunës së Obiliqit, së bashku me Kryesuesen e Kuvendit Komunal, Nënkryetarin, Komandantin e SP-së, asambleistë, ekzekutivin, familjar dhe përfaqësues nga Shoqata të Dala nga Lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe në 24 vjetorin e rënies së dëshmorit të Kombit, Murat Krasniqi, duke nderuar sakrificën sublime për më të shtrenjtën liri.
Kryetari Gashi, në fjalën e tij tha se:
Dëshmorët janë ndërgjegjia e një kombi, ata janë frymëzues brezash, diell që ndriçon dhe ngroh në vazhdimësi.
I përjetshëm kujtimi për Dëshmorin,Murat Krasniqi!
Lavdi gjithë të rënëve për liri!

