Në kuadër të Ditës së Tokës, komuna e Obiliqit konkretisht Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit, Drejtoria e Arsimit dhe NPL “Kastrioti” në bashkëpunim me bankën “Finca”, ojq “Keep it Green” dhe EULEX Kosovo, kanë filluar aktivitetet kushtuar tokës dhe mjedisit, me mbjelljen e drunjve dhe pishave, në shkollat fillore dhe të mesme si dhe në hapesirat tjera publike.
Aktivitete nga afër i përcolli Nënkryetari i Komunës së Obiliqit Ibush Mjekiqi dhe perfaqesuesit e tjerë, ndërsa ky aktivitet do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim.
