hartimin dhe zbatimin e strategjisë për kujdesin parësor shëndetësor, që përfshinë: promovimin, parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve, çrregullimeve dhe lëndimeve, edukimin shëndetësor dhe imunizimin;
diagnostifikimin e parë dhe kujdesin themelor shëndetësor, përfshirë dhe ndërhyrjet e vogla kirurgjike, promovimin e shëndetit oral dhe kujdesit themelor stomatologjik;
kujdesin shëndetësor mendor, të bazuar në bashkësi;
sigurimin e cilësisë së ushqimit dhe të ujit;
sigurimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit të komunës, sipas standardit të specifikuar nga ministria përkatëse;
kryerjen e shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit të komunës, përmes aktiviteteve të Qendrës për Punë Sociale (QPS), ose duke siguruar financim apo ndonjë ndihmë tjetër materiale, për organizatat joqeveritare që merren me këtë veprimtari.
inspektimin e qendrave private të kujdesit primar shëndetësor;
vlerësimin e nevojave lokale për shëndetësi primare;
vendosjen e objektivave lokale për kujdesin primar shëndetësor;
vendosjen dhe mbledhjen e bashkëpagesave, lirimin nga pagesa, e kategorive të caktuara të shoqërisë, brenda kornizës së caktuar nga MSH-ja;
raportimin për arritjen e objektivave të përcaktuara nga Kryetarit i Komunes dhe Kuvendi i Komunës;
zhvillimin, monitorimin dhe zbatimin e rregulloreve në fuqi;
zbatimin e normave dhe standardeve të infrastrukturës dhe burimeve njerëzore të miratuara nga MSH-ja;
bashkëpunimin me MSH-në, për vendosjen dhe zbatimin e politikave të mbrojtjes së kategorive të fëmijëve të rrezikuar dhe të gjitha kategoritë tjera të fëmijëve, përmes QPS-së, në nivelin lokal;
zhvillimin e buxhetit, bazuar në nevojat lokale dhe duke respektuar udhëzimet e MSH;
koordinimin dhe mbikëqyrjen e punës së QKMF-së dhe ambulancave;
menaxhimin e qendrave për punësimit dhe qendrave për mirëqenie sociale;
zhvillimin e planit strehimor për territorin e Komunës;
sigurimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit, sipas standardeve të përcaktuara nga MPMS;
punë të tjera të caktuara nga Kryetari i Komunës dhe Kuvendit.