Albertina Dedinca është Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Politologe me profesion dhe ka një profil të konsoliduar profesional në menaxhimin e projekteve, organizimin administrativ e financiar, si dhe përvojë të qëndrueshme në organizata joqeveritare, institucione vendore dhe struktura politike.
Për afro 5 vite ka qenë pjesë e Ministrisë së Drejtësisë, ku ka kontribuar në koordinimin dhe zbatimin e detyrave institucionale, hartimin e dokumenteve zyrtare, si dhe në proceset e koordinimit ndërinstitucional.
Në nivel rajonal, znj. Dedinca ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në organizime të rëndësishme të grave në Ballkan, duke kontribuar në diskutime politike, platforma bashkëpunimi dhe nisma që synojnë fuqizimin e grave dhe forcimin e bashkëveprimit ndërrajonal.
Zotëron njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Ka ndjekur trajnime dhe programe të specializuara në fushën e punës sociale, me fokus në zhvillimin psiko-social të fëmijëve, menaxhimin e sjelljes dhe ndërhyrjet profesionale për fëmijë me çrregullime psiko-sociale, vështirësi emocionale dhe nevoja të veçanta zhvillimore. Paralelisht, ka ndjekur trajnime të avancuara në menaxhim projektesh, protokoll diplomatik, siguri kibernetike, inteligjencë artificiale, analiza biznesi, mbrojtje të mjedisit, si dhe programe të specializuara të NDI për fuqizimin e grave në politikë.