Në kuadër të projektit “Mbështetje e integruar socio-ekonomike për familjet me raste sociale”, organizata ASB në bashkëfinancim me Komunën e Obiliqit kanë mbështetur sot dy biznese të vogla në Obiliq.
Për t’i falenderuar përfaqesuesit e organizatës ASB, në të njejtën kohë për t’i uruar përfituesit e projektit, ishte i pranishëm Nënkryetari i Komunës, Ibush Mjekiqi, së bashku me Drejtoreshën e DSHMS-së, Vlora Kabashi.
Nënkryetari Ibush Mjekiqi, theksoi se Komuna e Obiliqit në vazhdimesi do punojë në përkrahjen e biznesve që veprojnë në Obiliq.